13.5 C
Tirana

Luftoi tre muaj me vdekjen/ Enea Thomaraj ndërroi jetë pasi u plagos në atentatin në Elbasan

Më datë:

Xhovana Nikolli ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Enea Thomaraj, i cili prej tre muajsh po luftonte me vdekjen pas plagosjes në atentatin ndaj motrave Nikolli në Elbasan në muajin korrik.

Në një postim Instagram, Xhovana i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Ngushëllime familjes së Eneas, Zoti ju dhëntë forcë të përballoni këtë dhimbje. Iu prehtë shpirti në paqe”, shkruan ajo.

5ff4aeca 2fc5 4811 A6b9 9a0ab9378e6e

29-vjeçari Enea Themollari ka humbur jetën sot në spital, për shkak të shpërthimit me tritol në atentatin ndaj motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan.

Tritoli ishte vendosur në korridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.

Enea Themollari, 29 vjeç, që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...