13.5 C
Tirana

Braçe publikon komunikimet e 21 Janarit: Të njëjtët që vijnë me benzinë për të djegur e vrarë edhe sot

Më datë:

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe solli sot në kujtesë ngjarjet e 21 Janarit, ndërsa u shpreh se “janë të njëjtët që vijnë me benzinë për të djegur e vrarë edhe sot”, duke iu referuar kështu protestës së paralajmëruar nga opozita të hënën.

Braçe publikoi në rrjetet sociale një video ku dëgjohet komunikimi i komandantit të Gardës, Ndrea Prendi me zv/komandantin dhe dy efektivë të njësisë speciale.

“Ky është urdhri dhe ky është momenti kur qeveria kriminale e Sali Berishës vrau katër shqiptarë të mirë, protestues, në 21 Janar. Dëgjojeni: ‘Ky është urdhri:… hap zjarr luftarak”; “ta, ta, ta gjakos?’ Dëgjoje edhe një herë: ‘ta, ta, ta a gjakos?’”, shkruan Braçe.

Po ashtu Braçe thekson se në videokomunikimin e publikuar Prendi urdhëron të bëhet kujdes me municionin, jo me njerëzit.

“Ka edhe më, dhe është barbarí. Nuk thotë ‘kujdes njerëzit’, ishin mijëra në bulevard, por thotë: ‘kujdes municionin”. A e kuptoni çfarë barbarësh janë?” – tha Braçe.

Sipas tij, “janë të njëjtët që vijnë me benzinë për të djegur e vrarë edhe sot”.

“Janë fiks të njëjtët. Nuk u penduan e nuk u tërhoqën kurrë. Këta do keni në rrugë të hënën”, shtoi ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...