Seanca gjyqësore ndaj Dan Hutrës, autor i vrasjes së tri grave dhe i plagosjes së tri të tjerave është shtyrë këtë të enjte.
Seanca shtyhet për mosformim të trupit gjykues, pasi njëra nga anëtaret e trupit gjykues është e sëmurë.
Seanca e radhës do të jetë të enjten tjetër në orën 12:30.
Dan Hutra nuk është dakord me avokatin e caktuar kryesisht nga gjykata dhe pretendon se ka një avokat por që nuk do e përfaqëson në gjyq.
Gjatë seancës, ai është përfshirë në debat me gazetarët e pranishëm.
Dan Hutra debat me gazetarët: Do vijë dhe momenti juaj, do zbërthehen të gjitha gjërat e pavërteta që keni thënë.


