11.5 C
Tirana

Gërdeci, SPAK provon dëmin në buxhet/ Akt ekspertimi i Prokurorisë së Posaçme

Më datë:

TIRANË- Akt ekspertimi i prokurorisë së Posacme provon se nga demontimi i municioneve në Gërdec i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit. Sipas SPAK dëmi ka ardhë si pasojë e shmangies së pagesave të tatimeve dhe kostove të transportit të municioneve.

Këtë të mërkurë në gjykatën e posaçme ka përfunduar seanca mdaj sh ministrit të mbrojtjes fatmir Mediu, ndërsa seanca e radhës do tëq mbahet më 9 tetor.

Avokatët e ish ministrit i kërkuan gjykatës që të rrëzohet pjesërisht akt ekspertimi i prokurorisë dhe të ribëhet nga të tjerë ekspertë.

Raportohet se në seancën e sotme nuk është paraqitur vetë ish-ministri, por është përfaqësuar nga avokati i tij Henrik Ligori, i cili ka kundërshtuar aktekspertimin ekonomiko-financiar si edhe përgjigjet e dhëna nga ekspertët në seancën e kaluar.

Avokatët e Mediut kanë kërkuan riekspertim të pjesshëm për llogaritjen e kostos për demontimin në fabrikën e Poliçanit teksa shtuan  se procesi i demontimit të municioneve nuk është një proces, i cili kishte nisur dhe mbaruar me Gërdecin.

Gjykata e Posaçme pritet të shprehet në seancën e radhës për këtë kërkesë të bërë nga mbrojta e ish-ministrit.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Nga shpërthimi Gërdecit humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë u plagosën, ndërsa familjarët vijojnë betejën duke kërkuar drejtësi për atë tragjedi, të cilën ato e cilësojnë si “vrasje shtetërore”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...