Erdoğan: Turqia do të vazhdojë t’i mbrojë qytetarët kundër COVID-19

Më datë:

Turqia do të vazhdojë t’i mbrojë qytetarët e saj nga ndikimi i shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19) me masa dhe pako mbështetëse ekonomike, tha presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan.

Në një njoftim në Twitter në lidhje me masat e qeverisë turke kundër virusit, Erdoğan nënvizoi se vendi do të ndajë 7 miliardë lira turke (1,08 miliardë dollarë) në mbështetje të punëtorëve me pagë minimale.

Vendi do të sigurojë nga 1.000 lira turke (155 dollarë) për 2 milionë familje me të ardhura të ulëta dhe do të rrisë pensionin minimal në 1.500 lira turke (233 dollarë), tha Erdoğan.

Qeveria njoftoi se do të rekrutojë 32.000 profesionistë të rinj të sektorit shëndetësor dhe do të sigurojë deri në 6 milionë lira (rreth 930.000 dollarë) për firmat që prodhojnë dezinfektues, rroba mbrojtëse, syze dhe maska.

“Një milion komplete për testim të shpejtë do të hyjnë në përdorim brenda një periudhe të shkurtër”, shtoi presidenti turk.

Turqia ka 1.872 raste të konfirmuara të virusit, me gjithsej 44 viktima, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...