13.5 C
Tirana

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, dëshmon Julian Meçe: Nuk e njoh Luftar Reçin

Më datë:

Në gjyqin për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005, kundër Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishajt, Lulzim Berishës, Endrit Rusit dhe Endrit Taullait, ka dëshmuar të këtë të hënë Julian Meçe, i deportuar në Gusht të këtij viti nga Dubai.

Ai u pyet në njohjen me shtetasin Luftar Reçi, që ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Meçe, përballë Gjykatës tha se nuk e njihte Reçin, dhe se në kohën kur përmendet në dëshminë e tij ka qenë në burg, duke shtuar se nuk e njeh bashkëpunëtorin e drejtësisë.

“Luftar Reçin as nuk e njoh dhe as nuk kam patur lidhje deri kur nisi ky proces. Nga viti 2004-2011 unë kam qenë duke vuajtur një dënim për trafikim narkotikësh në Itali.

Lul Berishën e njoh, kemi pasur miqësi. Edhe me Lentin (Plaurent Dervishaj) njihem, kam miqësi, kemi qenë komshinj në Durrës. Kur ne kemi qenë në Dubai bashkë me Lentin dhe u lëshuan masat e sigurimit, Plaurenti shprehu habi dhe u indinjua duke thënë se nuk kishte lidhje.

Ai më tha se asgjë nuk e ka lidhur me Viktor Imerin e Emiljano Shullazin. Lenti shprehu indinjatë që Prokuroria nuk mori parasysh edhe prova të tjera që e shfajësojnë atë në lidhje me vrasjet”, ka thënë Julian Meçe në dëshminë e tij.

Dëshmia e Julian Meçës është kërkuar nga disa prej avokatëve në proces.

Luftar Reçi la pretenduar se në vitin 2004, në një drekë të shtruar pasi Lulzim Berisha i shpëtoi një atentati, është ulur në një tavolinë me Julian Meçen ku ndodheshin edhe rreth 20 persona të tjerë, por i pandehuri për atentatin ndah Arjan Ndojës e Pëllumb Muharremit, sot i thirrur si dëshmitar në gjyqin e bandës së Shullazit, e mohoi një fakt të tillë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...