Greqi, 2 persona humbin jetën nga zjarret pyjore

Më datë:

Mësohet se 2 persona kanë humbur jetën nga zjarri që është paraqitur në zonën pyjore në gadishullin e Peloponezit të Greqisë, transmeton Anadolu.

Sipas mediave greke, jetën e humbën dy vullnetarë 35 dhe 40-vjeç të cilët morën pjesë në punimet për shuarjen e zjarrit pranë Xylokastros. Këta dy persona rezultonin të zhdukur që nga mbrëmja e djeshme.

Shërbimi zjarrfikës bëri të ditur se zjarri që filloi ditën e djeshme është vënë kryesisht nën kontroll mëngjesin e sotëm me ndërhyrjen e rreth 350 efektivëve të zjarrfikësve dhe 8 avionëve për shuarjen e zjarrit.

Autoritetet njoftuan se shumë fshatra u evakuuan si masë paraprake gjatë natës si pasojë e përhapjes së flakëve me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Një person humbi jetën në zjarrin që shpërtheu më 11 gusht në Varnavas, pranë Athinës dhe i cili u përhap në Vrilissia për shkak të erërave të forta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...