12.5 C
Tirana

Realizohen me sukses procedurat e diagnostikimit të patologjive në spitalin Memorial të Fierit

Më datë:

Në spitalin Memorial të Fierit janë realizuar me sukses procedurat e diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide dhe cerebrale nëpërmjet angiografisë cerebrale.

Lajmi është konfirmuar nga Kryeministri Edi Rama, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se rreth 80 qytetarë kanë përfituar nga kjo procedurë e avancuar.

Ndër të tjera kreu i qeverisë thotë se implementimi i autonomisë menaxheriale ka zgjeruar gamën e shërbimeve dhe po garanton ofrimin e një shërbimi cilësor, nga kapacitetet më të mira profesionale dhe teknologjia e avancuar mjekësore

“Në spitalin Memorial të Fierit, falë bashkëpunimit të ekipit multidisiplinar, përfshirë dr. Mesut Karatas, dr. Klaudio Disha, dr. Kjanda Elpenoria dhe dr. Renard Plaku, si dhe teknikëve profesionistë, janë realizuar me sukses procedurat e diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide dhe cerebrale nëpërmjet angiografisë cerebrale.

Rreth 80 qytetarë kanë përfituar nga kjo procedurë e avancuar.

Implementimi i autonomisë menaxheriale ka zgjeruar gamën e shërbimeve dhe po garanton ofrimin e një shërbimi cilësor, nga kapacitetet më të mira profesionale dhe teknologjia e avancuar mjekësore”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin e dokumenteve që...

Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi paraqitet në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi është paraqitur...

Berisha: Rama nuk do të pranojë të heqë imunitetin e Ballukut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj...

“Mendon për mua… të dua”, zbulohen mesazhe dashurie dhe lufte të vikingëve

Mbishkrime runike nga epoka vikinge vazhdojnë të dalin në...