6.5 C
Tirana

Salianji pas dënimit: Vendim i parapërgatitur, është njësoj si të të dënojë një funksionar i PS

Më datë:

Apeli lë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në lidhje me deputetin e PD Ervin Salianji.  Në fjalën e tij për mediat, Salianji tha se Gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur.

Ai u shpreh se seanca e kaluar u shty për t’i dhënë mundësi Fatmir Xhafajn për të sjellë nëpërmjet avokatëve të tij, vendimin me vulën e butë. Salianji deklaroi se ndihet sot si i dënuar politik.

Ervin Salianji: Siç e ndoqët në seancë, gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur. Fatmir Xhafaj ka ndërtuar këtë proces, për të sjellë vendimmarrjen me vulë të njomë. Gjykata pranoi provën.

Është njësoj sikur të të gjykojë një funksionar i PS-së. Një nga gjyqtaret është kunata e Belinda Ballukut. Një tjetër është që do të shkojë në GJL dhe për të shkuar të Gjykatën e Lartë unë vras njeri ka deklaruar. Ky është dënim politik, njësoj si agjitacioni e propaganda dikur. Kam bërë një betejë për shoqërinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...