Luhet në Shqipëri turneu “UEFA Development” U-15 për vajza

Më datë:

Në fundin e muajit shtator do të ngrejë siparin turneu “UEFA Development” i grupmoshës U-15 për vajza.

Një turne shumë i rëndësishëm që do të zhvillohet në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së në bashkëpunim me UEFA-n.

Në turneun “UEFA Development” U-15 për vajza veç ekipit tonë kombëtar do të marrin pjesë edhe Kosova, Estonia dhe Maqedonia e Veriut. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të luhen në datat 30 shtator, 2 tetor dhe 5 tetor.

Në ditët në vijim, trajneria e ekipit Kombëtar të vajzave U-15, Daniela Kodra do të zbardhë edhe listën me futbollistet e thirrura për këtë turne.

Ndeshja e parë e turneut do të jetë Maqedoni e Veriut – Estoni, me sfidën që nis në orën 11:00, teksa në po të njëjtën ditë Shqipëria do të përballet me Kosovën në orën 15:00.

Takimet e dyta të turneut do të zhvillohen më 2 tetor. Ndeshja Kosovë – Maqedoni e Veriut është planifikuar të luhet në orën 11:00 dhe Shqipëri – Estoni në orën 15:00.

Sfidat e treta dhe të fundit në grup do të luhen më 5 tetor. Estoni – Kosovë do të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa Shqipëria do të përballet me Maqedoninë e Veriut në orën 15:00. Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LONDËR- Nga “Let It Be” te koncerti i fundit në tarracë, Beatles do të kenë muzeun e tyre

Ndërtesa në numrin 3 të rrugës Savile Row në...

Ecja më shumë nuk përkeqëson dhimbjet e gjurit, zbulimi i ri sfidon frikën nga lëvizja

Një studim i ri japonez sugjeron se rritja e...

Përplasjet në protestë lënë 8 persona të plagosur, mes tyre efektivë dhe gazetarë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë bilancin...

Tensione në protestë, fishekzjarrë e gurë drejt policisë, autobotët zbresin në aksion

Vijojnë tensionet gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”...