15.5 C
Tirana

Popullsia e Zvicrës kalon për herë të parë 9 milionë banorë

Më datë:

Popullsia e Zvicrës kaloi shifrën e 9 milionë për herë të parë, treguan statistikat e qeverisë.

Zyra Federale e Statistikave raportoi se 9 002 763 njerëz jetonin në Zvicër në fund të qershorit. Rreth 27% e tyre kanë një pasaportë të huaj, ku grupi i parë dhe i dytë më i madh janë italianët dhe gjermanët.

Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë, e cila dëshiron të reduktojë emigracionin dhe të shtrëngojë rregullat e azilit, ka organizuar një nismë popullore të quajtur “Jo 10 milionë zviceranëve!”

Nisma kërkon që popullsia e banorëve të përhershëm të mos kalojë 10 milionë para vitit 2050. U deshën 12 vjet që popullsia të shkojë nga 8 në 9 milionë.

Kur popullsia të arrijë në 9.5 milionë, Partia Popullore kërkon që emigracioni dhe natyralizimi i të huajve të kufizohet në mënyrë drastike.

Siç është e zakonshme në Zvicër, plani i SVP-së do të vendoset nga një votim popullor. Ende nuk është caktuar data e referendumit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump pezullon programin e llotarisë amerikane

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka pezulluar sot, 19...

Detaje nga operacioni në Kosovë, kush është ish-ministri i prangosur

Mbrëmë më 18 dhjetor, Policia e Kosovës, në bashkëpunim...

PS kërkon përjashtimin e 29 demokratëve/ “Etika” mblidhet më 23 dhjetor, deputetët kërkojnë provat!

Pas kaosit në Parlament ditën e djeshme, 18 dhjetor,...

Berisha mbledh aleatët në selinë blu, komenton çështjen e zëvendëskryeministres

Kreu i PD-së Sali Berisha, sot më datë 19...