15.5 C
Tirana

Plagosi dy persona në Malësi të Madhe/ Zbardhet dëshmia e autorit: U vetëmbrojta,

Më datë:

“E bëra në kushtet e vetëmbrojtjes”. Kështu ka deklaruar në Polici Lul Rakaj, i cili u arrestuar të dielën pasi plagosi me armë zjarri dy persona në Vrakë të Malësisë së Madhe.

Raportohet se Rakaj në dëshminë e dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, është shprehur se ka patur një debat një javë më parë mes nipit të tij dhe dy personave të plagosur.

Ai ka deklaruar se ka shkuar për t’u sqaruar dhe në momentin e takimit të tyre në zonën e Vrakës, fillimisht ka patur një konflikt verbal dhe pastaj Rakaj ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.

“E bëra në kushtet e vetëmbrojtjes, sepse kisha frikë se ishin të armatosur”, ka deklaruar ai.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja pistolete, që dyshohet se janë shkrepur nga Lul Rakaj.

Lul Rakaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka një të shkuar të errët, pasi rreth 13 vite më parë ka ekzekutuar më armë zjarri Kolë Mushku në Hot të Malësisë së Madhe.

Kjo ngjarja ka patur si motiv gjakmarrjen, pasi shënjestra e tij Kolë Mushku i kishte vrarë babain, Lul Rakajt.

Njëri prej të plagosurve, që mbeti dje në Malësi të Madhe është transportuar këtë të hënë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet në gjendje të rendë shëndetësore, kurse tjetri, siç konfirmojnë mjekët, aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...