Denoncimi i PD/ Genta Vangjeli: Dy të dënuarit me burg marrin tendera miliona euro

Më datë:

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë për shtyp, ka denoncuar se kompanitë e një të dënuari me 2 vite burg kanë fituar miliona euro tendera.

Vangjeli tha se janë lidhur 57 kontrata publike tenderash në mënyrë korruptive me 3 subjekte tregtare.

Ajo u shpreh se kompania edhe pse u kap në vjedhje me tender në 2018 dhe u dënua administratori, i cili njëherazi është edhe njëherësh pronari, kjo se ka penguar të lidhë kontrata.

Deklarata:

Erjon Veliaj nuk ndalet me shkeljen e ligjit.

Kësaj radhe denoncojmë 57 kontrata publike tenderash që Veliaj në mënyrë korruptive ka lidhur në shkelje të ligjit me 3 subjekte tregtare.

Subjekti i parë Regli shpk me administrator dhe pronar në shtetas të dënuar nga gjykata me dy vite burg për vjedhjen e 80 milionë lekëve për një tender me objekt:  “Sistemimin e përroit, lagjia nr.1, Ura e Madhe-Krujë.

Subjekti i dytë “MC Catering shpk” në pronësi të personit të dënuar përmendur më lart deri 2012 dhe aktualisht në pronësi të djalit të tij.

Subjekti i tretë që ka ndërruar 3 herë emrin aktualisht  “Eagle Cons shpk” ( ish Eglenti shpk , ish 2 Binjaket) në pronësi të vajzës së të dënuarit.

Kompania e kapur në vjedhje me tender në 2018 për të cilën u dënua administratori njëherësh  pronari i saj, nuk e ka penguar Erjon Veliajn të lidhë këto kontrata:

Sipas Open Corporates Albania, Regli shpk në bashkëpunim me “MC catering shpk” përfituan 14 kontrata me vlerë totale 3 milion euro pa tvsh;

“Regli shpk” në bashkëpunim me “MC catering shpk” dhe “Eglenti shpk” përfituan 9 tendera vlera totale 2.3 milion euro pa tvsh;

“MC catering shpk” i vetëm 23 procedura total 1.4 milion euro;

“Eglenti shpk” i vetëm 11 procedura vlera total 489 mijë euro.

Kështu pra, Veliaj në vend ta skualifikonte ofertën e paraqitur nga kompania në pronësi të të dënuarit apo ofertën e paraqitur nga bashkimi i operatorëve pjesë e të cilit ishte subjekti me pronar të dënuarin, i  jep në total rreth 7 milion euro tendera atij së bashku me familjarët e tij.

Në shkelje të ligjit për prokurimin publik të kohës neni 45 pika 1/b si dhe vkm për rregullat e prokurimit publik neni 15.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...