Tedi Blushi sulmon Dumanin: Koha tu tregojmë vendin!

Më datë:

Tirane- Me Sali Berishën të marrë zyrtarisht të pandehur nga SPAK, të vënë nën akuzë për korrupsion në aferën “Partizani’ bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, protesta e një grushti militantësh para bashkisë së Tiranës, këtë të premte, doli hapur në atë që ka qenë qëllimi jo I fshehtë që në nisje të saj: Sulmin ndaj drejtësisë së re që izoloi në banesë ish-kryeministrin

Erion Veliaj të cilit i kërkojnë dorëheqjen nga bashkia e Tiranës për dosjen “5d” kaloi në plan të dytë, dhe goditja u përqendrua ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

– I bëj dhe njëherë thirrje kësaj drejtësie të kapur,…thirrini mendjes, se do të keni një fund më të shëmtuar se etërit tuaj, tre dekada më parë. 

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, kryetari i së cilës, Ilir Meta është edhe vetë në rrjetën e SPAK, i doli në mbrojtje Sali Berishës deri në thirrje për dhunë ndaj njerëzve të drejtësisë, Veliajt dhe çdo zyrtari që ata mendojnë se është i korruptuar.

Aksioni duhet përshkallëzuar, në çdo zyrë ku fshihen të korruptuarit, në këtë godinë, në Kryeministri, dhe në çdo strofull tjetër krimi dhe në shtëpitë e këtyre hajdutëve. Këta meritojnë ti sekuestrohen dhe rrobat e trupit, është koha ti tregojmë vendin këtij, dhe Dum-Dumanit që guxon të thërrasë liderin e PD.

Të paktë në numër, si në 24 protestat e mëparshme para godinës së bashkisë, militantët në një veprim të paprecedentë I dolën para qytetarëve të rastësishëm që kaluan me automjet pranë protestës, teksa policia po bëhej gati të mbyllte rrugën për të liruar vendin e tubimit.

‘Kjo është një polici e mbaruar’

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...