Këlliçi: Do të vazhdojmë protestën dhe qëndresën

Më datë:

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se protesta e opozitës dhe qëndresa e tyre para bashkisë së Tiranës do të vazhdojë. Sipas tij, drejtësia po vepron me dy standarde, ndërsa theksoi se lideri i opozitës Sali Berisha mbahet në arrest pa asnjë provë.

“Si ka mundësi në KLSH në raportin e 2019 evidentohet taksa e 3%, dilni dhe jepni përgjigje ku kanë shkuar këto para. Mbase mund të pyesni Fatmir Xhafën se mund t’ju japë ai përgjigjen. Ku është intelektualizmi në vjedhjen e inceneratorit të Tiranës. Kemi paguar 132 milionë euro dhe Tirana është qyteti më i pisët i Evropës.

Si ka mundësi që ky njeri vjedh qytetin e Tiranës dhe qëndron në zyrë ? Si ka mundësi që kryetari i opozitës për një vepër që akuzohet padrejtësisht pa asnjë provë të ndodhur 20 vite më parë, mbahet në arrest se mund të prishë provat.

Ky është standardi i Altin Dumanit, por unë këtë drejtësi nuk e dua. Dua të ardhmen e këtij vendi. Nëse mendojnë se na kanë stepur e kanë gabim. Ne do vazhdojmë protestën dhe qëndresën”, tha Belind Këlliçi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...