20.5 C
Tirana

5 deputetë formojnë grup të ri politik: Mendim ndryshe në opozitë, lista të hapura

Më datë:

Pesë deputetë të opozitës, Dashamir Shehi, Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Selaudin Jakupllari janë bërë bashkë duke formuar një grupim politik.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ata u shprehën kundër listave të mbyllura.

Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se në Kuvend ka më tepër deputetë që duan lista të hapura.

“Ne jemi një grupim politik. Mund të bëhemi grup parlamentar si është me ligj. Ne sot jemi 5 vetë. Si ne mund të mendojnë dhe 15 do ta shikojmë gjatë rrugës. Ky është nukli i parë parlamentar që mendon ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës për shumë gjëra. Si do të hyjmë në zgjedhje? Do ta shikojmë rrugës. Mund të hyjmë si parti të ndryshme të gjitha bashkë. Do të tentojmë që kushdo që i bashkohet këtij grupi të hyjmë me listë të hapur.

Ky është principi që na bashkon. A do të jenë 2, 4 apo 5, do ta shohë rruga. Sot s’po bëjmë as parti por po deklarojmë publikisht që mendojmë ndryshe. Pra nuk është grup politiku shpreh Shehi.

Ndërsa deputeti Enkelejd Alibeaj tha se i bashkonte një qëndrim i qartë, i saktë dhe pa ekuivok në mbështetjen e drejtësisë.

“Raportet me partnerët strategjikë janë të domosdoshme. Ne që jemi këtu mendojmë që sot opozita por dhe parlamenti është distancuar vite dritë larg nga publiku. Një nga elementet është vota përmes listave të hapura.

Është e udhës që sot ti dorëzohet popullit e drejta të vendosë dhe një nga këto është vendimi për të dalë me lista të hapura” tha Alibeaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...