17.5 C
Tirana

Protestuesit e opozitës bllokojnë rrugën pranë bashkisë së Tiranës

Më datë:

Opozita ka vijuar sot protestat para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit Erion Veliaj.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti në protestën e përjavshme përpara bashkisë së Tiranës është shprehur se nuk do ta mbyllin protestën derisa të jepet drejtësi për qytetarët e Tiranës.

Teliti deklaroi se sot qytetarët paguajnë ujin 44% më çmim të lartë, ndërsa nuk ka ujë, paguajnë taksat e arsimin dhe arsim nuk kanë.

“Tirana nuk është më mirë se më përpara dhe mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave”, shtoi ai.

Ndërsa drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi theksoi se protestat nuk do të ndalen dhe se sërish të premten që vjen do të jenë para bashkisë.

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në fjalën e tij përpara protestuesve theksoi se duhet përshkallëzim.

“Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat e banorëve të Tiranës. Përpara se të vrasë të ardhmen e të rinjëve ne duhet ti tregojmë vendin Veliajt dhe Dumanit të cilët duan të burgosin liderin e opozitës”, shtoi ai.

Protestuesit bllokuan rrugën, duke krijuar edhe kaos në trafik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...