Gjykata e Lartë e Bashkimit Evropian konfirmoi të martën një gjobë prej 2,4 miliardë eurosh (2,7 miliardë dollarë) për Google për shkeljen e rregullave të konkurrencës së BE-së me shërbimin e saj të krahasimit të çmimeve, Google Shopping.
Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (ECJ) i jep fund mosmarrëveshjes së gjatë ligjore midis gjigantit amerikan të teknologjisë dhe Komisionit Evropian në Bruksel.
Komisioni vendosi për herë të parë gjobën në vitin 2017, duke argumentuar se ”operatori i motorit të kërkimit favorizoi shërbimin e tij të krahasimit të çmimeve, Google Shopping mbi ato të konkurrentëve të tij dhe për këtë arsye abuzoi me fuqinë e tij në treg”.
Google kishte regjistruar një ankesë të pasuksesshme në gjykatën e përgjithshme të BE-së në vitin 2020 dhe më pas kishte apeluar në juridiksionin më të lartë të bllokut.
Operatori i motorit të kërkimit kishte argumentuar se ”trajtimi i ndryshëm i konkurrentëve është i natyrshëm në konkurrencë dhe inovacion, jo një shkelje antitrust”.
Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë është përfundimtar dhe nuk mund të kundërshtohet.


