13.5 C
Tirana

Beleri kërkon lirimin me kusht/ Pas tri seancash të dështuara, sot pritet të vendoset për fatin e tij!

Më datë:

Sot, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, është paraqitur sërish Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht.

TrI seancat e mëparshme kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.

Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili do të shqyrtojë provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.

Prokurori i çështjes është Oljana Gjergjefi, e cila do të përfaqësojë akuzën. Kjo seancë pritet të jetë vendimtare për fatin e Belerit.

Ndryshe nga herët e tjera sot ka një interes më të madh nga mediat greke. Janë disa media greke që presin para Gjykatës mbërritjen e Belerit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Breshkat përdorin fushën magnetike të Tokës për të lëvizur

Shkencëtarët kanë zbuluar dy mënyra që shpjegojnë udhëtimin e...

Si të përgatisni në shtëpi bonbonet e dikurshme

Një recetë fantastike, tradicionale e përgatitur me dashurinë dhe...

Osmani paralajmëron: Lufta në Kosovë s’mund të falsifikohet me gënjeshtra të shkruara në letër

Presidentja Vjosa Osmani në fjalën e saj në promovimin...

Kurti u përgjigjet kritikave për buxhetin e vitit 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu përgjigj kritikave të...