Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulevardin Republika të Korçës, pas një infarkti të papritur të një drejtuesi automjeti, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet tjetër.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi që po drejtonte një automjet tip Volkswagen ka pësuar infarkt gjatë drejtimit të tij.
Raportohet se drejtuesi i Volkswagen-it është transportuar në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve të fundit, drejtuesi i Volkswagen-it u transportua në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore, por për fat të keq, ai ka ndërruar jetë pas disa orësh në kujdes intensiv.