21.5 C
Tirana

Dalin nga Infektivi 10 pacientët që u shëruan nga COVID-19, Manastirliu thirrje qytetarëve: Jemi ende në fillimet e luftës

Më datë:

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se 10 pacientët e shëruar nga koronavirusi tek Spitali i Infektivit tashmë janë dërguar nëpër shtëpitë e tyre, ku do të qëndrojnë të vetëizoluar për 14 ditë.

Duke falënderuar të gjithë stafin mjekësor për punën e jashtëzakonshme në këtë periudhë të vështirë, Manastirliu ju lutet qytetarëve të zbatojnë masat, pasi jemi ende në fillimet e kësaj lufte.

Mesazhi i Manastirliut:

Lajm i mirë
qytetarë që ishin prekur nga Covid-19, tashmë kanë rezultuar negativë në dy testet e njëpasnjëshme.
Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar për një periudhë 14 ditore.
‍⚕️ ‍⚕️ Faleminderit mjekëve për shërbimin!
Një lutje për të gjithë qytetarët: Jemi ende në fillimet e kësaj lufte, prandaj durim.
Ju ndihmoni mjekët tanë duke zbatuar rigorozisht masat e higjenës dhe distancimit social.
Dhe ata, mjekët, infermierët, sanitarët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse, do t’u shërbejnë me të gjithë forcën dhe profesionalizmin, atyre që do të kenë nevojë.
Kështu fitohet kjo luftë. Me durim dhe bashkëpunim.
#BashkëJaDalim

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...