U kap në lokal, teksa vinte baste sportive, arrestohet 32-vjeçari në Kurbin

Më datë:

Fran Kolaj u kap në flagrancë duke vënë baste sportive me celular në një lokal në Kurbin. Sakaq, është shpallur në kërkim administratori i lokalit, Josif Lleshi i cili kishte vënë ambientin, në dispozicion të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Njoftimi i Policisë: 

U kap në flagrancë në lokal, teksa vinte baste sportive, me celular, arrestohet 32-vjeçari dhe i sekuestrohet celulari.

Shpallet në kërkim administratori i lokalit, i cili dyshohet se e kishte vënë ambientin, në dispozicion të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, se në një lokal në Laç, luheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, Komisariati i Policisë Kurbin ka ndërhyrë menjëherë në këtë ambient, dhë ka arrestuar në flagrancë, duke vënë bastë sportive, me celular, shtetasin 32 vjeç, banues në Laç.

Gjithashtu, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim, administratorin e lokalit, shtetasin44 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Punohet për kapjen e 44-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...