Vrasja në Tropojë/ Vetëdorëzohet 40-vjeçari që goditi me thikë të riun

Më datë:

Është vetëdorëzuar në polici 40 vjeçari që goditi me thikë të riun Adrian Pepkolaj, i cili humbi jetën në spital. Ndërsa plagosi me thikë dhe vëllain e tij Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, dhe Shkëlzen Kukaj, 45 vjeç.

Ngjarja ndodhi për motive banale, pas një sherri që ndodhi mes tyre një lokal në fshatin Rrajë të Fierzës në Tropojë.

Njoftimi i Policisë:

Vihet në pranga shtetasi S. S., i akuzuar për vrasjen e një 24-vjeçari, më datë 11.07.2024, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.

Pas kontrolleve të shumta të kryera nga Policia e Tiranës dhe negociatave, ky shtetas është vetëdorëzuar në DVP Tiranë.

Një ditë pas ngjarjes, Policia arrestoi 5 shtetas që përkrahën shtetasin S. S., pas vrasjes me mjete prerëse të 24-vjeçarit dhe të plagosjes së dy shtetasve të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim S. S., 40 vjeç, banues në Fierzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, më datë 14.07.2024, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Shtetasi S. S. akuzohet se më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...