8.5 C
Tirana

“Tirana Diplo 2024”: Roli i Shqipërisë si nxitëse e bashkëpunimit rajonal

Më datë:

 Në Pallatin e Kongreseve po mbahet sot dita e dytë e Konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.

Paneli që startoi ditën e dytë mblodhi së bashku ekspertë të shquar nga rajoni, në një diskutim të thelluar mbi stabilitetin dhe sfidat aktuale në Evropën Juglindore.

Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme, Bujar Osmani, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, dhe Ardian Hackaj, Drejtor Kërkimor dhe Koordinator i Tirana Connectivity Forum, nën moderimin e gazetarit dhe analistit Baton Haxhiu ndanë gjithashtu këndvështrimet e tyre mbi rrugët e mundshme përpara dhe diskutuan rolin e Shqipërisë, si nxitëse e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, duke nxjerrë në pah nevojën për qasje të reja inovative dhe gjithëpërfshirëse, për të përballuar sfidat ekzistuese dhe për t’i shndërruar ato në mundësi për progres.

Ky diskutim jo vetëm që nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit, por edhe hodhi bazat për një dialog të vazhdueshëm që synon të forcojë stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë rajonin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...