Kosovë, shkon në 61 numri i të prekurve me COVID-19

Më datë:

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur se janë diagnostikuar edhe 26 raste të reja me koronavirus të ri (Covid-19), duke çuar në 61 raste numrin total të të infektuarve.

Siç njofton IKSHPK, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 100 mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, përveç një rasti nga fshati Panorc, Malishevë.

“Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, njëzet e gjashtë (26) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.

“Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës, 11 raste nga Gjilani dhe 1 rast nga Gjakova”, bën të ditur IKSHPK. 

Kosova, dje kishte njoftuar për vdekjen e parë nga Covid-19.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vizita e Ramës, solidaritet i drejtpërdrejtë me Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri Edi Rama ndau sot fotoalbumin e vizitës në...

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...