8.5 C
Tirana

Kompanitë turke të mbrojtjes mbështesin ventilatorin mjekësor vendas

Më datë:

Kompanitë turke të mbrojtjes mbështesin prodhimin vendas të ventilatorëve mjekësorë të cilët janë vendimtare në trajtimin e COVID-19.

Me pengesa të mëdha gjatë frymëmarrjes, me çka dallohet koronavirusi i ri, pandemia globale ka rritur nevojën për ventilatorë mjekësorë.

Kompania turke e teknologjisë, BIOSYS, ka prodhuar pajisjen e parë vendore të ventilatorit mjekësor, pas përpjekjeve pesë-vjeçare kërkimore dhe të zhvillimit.

Selcuk Bayraktar, zyrtari i lartë i teknologjisë së prodhuesit të mjeteve ajrore pa pilot Baykar, të dielën tha se kompania e tij porositi 250 pajisje ventilimi nga BIOSYS për të mbështetur kompaninë.

Baykar do t’i dhurojë këto pajisje për qeverinë e cila do t’i përdorë në spitale ose do t’i dërgojë popujve mike, tha Bayraktar në Twitter. Bayraktar gjithashtu drejton Fondacionin T3, organizatorin e eventit më të madh të aviacionit dhe teknologjisë, Teknofest.

“Unë i ftoj të gjitha palët e interesuara të Teknofest dhe ata që duan të kontribuojnë, të marrin pjesë në këtë fushatë sa më shumë që të jetë e mundur, gjatë një periudhe kur zbulohet rëndësia e zhvillimit të teknologjive vendase dhe kombëtare”, shtoi ai.

Pas ftesës, gjigantët e mbrojtjes të Turqisë, Aselsan dhe Havelsan, si dhe kompania e aviacionit TAI njoftuan se do të mbështesin gjithashtu BIOSYS.

Haluk Gorgun, Drejtori Ekzekutiv i Aselsan, tha se kompania e mbrojtjes kishte porositur gjithashtu 250 pajisje nga BIOSYS.

“Ne kemi vendosur jo vetëm të porosisim pajisjen, por gjithashtu të ofrojmë mbështetje inxhinierike dhe infrastrukturore për të gjitha kompanitë vendase dhe kombëtare, të cilat janë duke prodhuar në këtë fushë”, theksoi ai.

Ahmet Hamdi Atalay, menaxheri i përgjithshëm i Havelsan, tha se kompania gjithashtu do të mbështesë prodhimin e pajisjes indigjene.

Gjithashtu në këtë fushatë do të marrë edhe TAI, njoftoi Temel Kotil, drejtuesi i kompanisë.

Pas mesazheve për mbështetje të kompanive, Mustafa Varank, ministri turk i Teknologjisë dhe Industrisë, shkroi në Twitter se ministria do të vazhdojë me veprimet e saj kombëtare të teknologjisë në sektorin e shëndetësisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...