19.5 C
Tirana

Obama: Me Harris, Amerika nis një kapitull të ri, një histori të re

Më datë:

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i dha një mbështetje të përzemërt kandidates demokrate për president Kamala Harris, teksa mbajti fjalimin përmbyllës në ditën e dytë të konventës kombëtare të partisë, dje në mbrëmje.

“Amerika është gati për një kapitull të ri. Amerika është gati për një histori më të mirë. Ne jemi gati për presidenten Kamala Harris”, i theksoi Obama një turme entuziaste në Çikago.

“Kamala Harris është gati për këtë punë. Kjo është dikush që e ka kaluar jetën e saj duke luftuar në emër të njerëzve që kanë nevojë”, theksoi ish-presidenti.

Obama sulmoi pasardhësin e tij republikan Donald Trump, i cili pritet të konkurrojë me Harris në garën për Shtëpinë e Bardhë.

“Ja, një miliarder 78-vjeçar i cili nuk ka pushuar së ankuari për problemet e tij… Ka qenë një rrjedhë e vazhdueshme ankesash që në fakt është përkeqësuar tani që ai ka frikë të humbasë nga Kamala”, theksoi Obama.

“Ne nuk kemi nevojë për katër vite të tjera rrëmujë, prishje dhe kaos. E kemi parë atë film dhe të gjithë e dimë se vazhdimi është zakonisht më i keq”, shtoi Obama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...