OSHEE: Niveli i humbjeve në rrjet zbriti në 17.97 % në fund të qershorit

Më datë:

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se niveli i humbjeve në shpërndarjen e energjisë në rrjet, zbriti në 17.97 % në fund të qershorit të këtij viti nga 45 % që ishte në vitin 2013.

Sipas OSHEE-së, ulja e nivelit të humbjeve në rrjet vjen jo vetëm si rezultat i investimeve në rrjet dhe teknologji, por edhe i menaxhimit në terren, organizimit të strukturave dhe kontrolleve të vazhdueshme për formalizimin e mëtejshëm të sektorit energjetik.

OSHEE informoi se në të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i humbjeve ishte 19.88%, çka tregon se kemi një reduktim me 1.91 %.

Humbjet e 6-mujorit të parë të vitit 2024 janë afro 71 900 MWh më pak se në të njëjtënn periudhë 2023.

Nëse do ta llogarisim me çmimin e tregut, eficenca e reduktimit të humbjeve kap vlerën rreth 5 milionë euro.

Ndërkohë norma e arkëtimit përgjatë periudhës janar-qershor llogaritet 98.5 %. Në të njëjtën periudhë të vitit 2023 ishte 97.1 %.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...