BSH: Norma mesatare e interesit për kredi në lekë zbriti në 4.59%

Më datë:

 Norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në lekë zbriti në 4.59%, në fund të 6-mujorit të parë 2024, sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ato zbritën me 0.62 %.

Banka e Shqipërisë vëren se, yield-et e ulëta të bonove të thesarit kanë një ndikim direkt edhe në çmimin e kredisë për sektorin privat në monedhën vendase, që zakonisht ndërtohen mbështetur mbi ecurinë e yield-eve të bonove 12-mujore.

Ndërkohë, norma mesatare e interesit e portofolit të kredisë për shtëpi në lekë ka prekur nivelin më të ulët që prej nëntorit 2022.

Normat e ulëta të interesit dhe kërkesa e lartë për financim po bëjnë që kredia në lekë të rritet me ritme shumë të larta. Për gjashtëmujorin e parë të vitit, kredia në lekë është rritur me 52% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...