17.5 C
Tirana

Zëvendëspresidenti jep dorëheqjen 11 ditë pas ardhjes në detyrë

Më datë:

Zëvendëspresidenti i Iranit, Mohammed Javad Zarif ka dhënë dorëheqjen, duke u larguar nga kabineti i presidentit Massud Pezeshkian vetëm 11 ditë pas emërimit të tij.

“Nuk jam i kënaqur me punën time dhe më vjen keq që nuk kam mundur të përmbush pritshmëritë”,shkroi ai në X.

Zarif la të kuptohet se zgjedhja e ministrave për kabinetin e ri të Pezeshkian ka qenë arsyeja e vendimit të tij. Të paktën shtatë nga 19 ministrat e emëruar nuk ishin zgjedhja e tij e parë.

Tërheqja e Zarif është “goditja” e dytë për Pezeshkian që kur ai mori detyrën në fund të korrikut, pas vrasjes së liderit militant palestinez të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

Zarif ishte krahu i djathtë i Pezeshkian gjatë fushatës së tij zgjedhore presidenciale dhe, për shkak të popullaritetit të tij, ai luajti gjithashtu një rol kyç në fitoren e Pezeshkian.

Pas zgjedhjeve, Zarif dhe një grup ekspertësh do të përpilonin një listë të kandidatëve për postet qeveritare – që do të zbatonin reformat e premtuara.

Pezeshkian paraqiti dje një listë – që vëzhguesit besojnë se nuk përputhej me planet dhe premtimet e reformës. Vëzhguesit supozojnë se fraksioni konservator i linjës së ashpër të Iranit imponoi disa ministra Pezeshkianit.

Zarif ishte gjithashtu një nga figurat kryesore të Pezeshkian – në zbatimin e linjës së tij të re të politikës së jashtme.

Zarif ishte kryediplomati i vendit midis viteve 2013 dhe 2021 dhe arriti të përfundonte marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me gjashtë fuqitë botërore në 2015 si kreu i ekipit negociator iranian.

Me ndihmën e Zarif dhe të një ekipi të ri diplomatësh, Pezeshkian shpresonte të rifillonte negociatat bërthamore – në mënyrë që të hiqte sanksionet që po paralizonin ekonominë iraniane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...