11.5 C
Tirana

Shisnin kokainë dhe kanabis në një tabacchino, arrestohet pronari dhe shitësi në Himarë

Më datë:

Pronari dhe shitësi i një tabacchino në Himarë janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se shisnin kokainë dhe kanabis.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave në kuadër të operacionit “Parts 24” ranë Aleks Cena dhe 37-vjeçari Elkond Menalla. Në subjektin “Tabacchino” janë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash prej 74,000 lekë, 100 franga dhe 660 euro, si dhe 4 aparate telefonike celulare.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 24”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë. Shiste doza të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis në një tabakino, vihet në pranga pronari i tabakinos Aleks Cena dhe 37-vjeçari Elkond Menalla, i punësuar në këtë subjekt. Sekuestrohet lënda narkotike kokaine dhe kanabis një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, një shumë parash në euro, franga dhe lekë të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal si dhe 4 aparate celulare.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin “Parts 24,” si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. C., 45 vjeç, dhe E. M., 37 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Në subjektin “Tabacchino,” me pronar shtetasin A. C., në Himarë, dhe të punësuar shtetasin E. M., shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në këtë subjekt ku kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash prej 74,000 lekë, 100 franga dhe 660 euro, si dhe 4 aparate telefonike celulare. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë dhe kanabis, e ndanin atë në doza dhe e shisnin në këtë subjekt. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...