9.5 C
Tirana

Përfshihet nga flakët një apartament në Lushnje

Më datë:

Një zjarr ka rënë në një banesë në katin e katërt të një pallati në lagjen Kadri Qystri në Lushnje mëngjesin e kësaj të hëne.

Në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur asnjë banor në apartament dhe pasi kanë parë flakët dhe tymin të dalin nga ballkoni, banorët e lagjes kanë njoftuar zjarrfikësit.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe uniformat blu të policisë për të ndihmuar zjarrfikësit. Në banesë është djegur gjithçka pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Këta të fundit kanë larguar banorët e tjerë nga banesat. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar zjarrin.

Pronari i banesës ishte larguar në orën 08.30 nga shtëpia dhe është njoftuar nga fqinjët për zjarrin.

Pasi ka parë banesën në flakë, i moshuari nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në spital për mjekim.

Sipas asaj çfarë u tha fqinjëve kur kishte dalë nga banesa i moshuari i kishte fikur gjithçka elektrike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:30 në banesën e shtetasit N. D., në katin e katërt të një pallati, në lagjen “Kadri Qystri”, dyshohet se si pasojë e lënies ndezur të sobës së gazit për gatim, banesa është përfshirë nga flakët.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...