6.5 C
Tirana

Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, lëndohet një grua

Më datë:

Një grua 71-vjeçare ka mbetur e lënduar pasi një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orë 10:30 të mëngjesit të ditës së sotme në lagjen numër 5 në Pogradec.

E moshuara ka mbetur e lënduar si pasojë e shpërthimit dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P.,  71 vjeçe,  dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit është  dëmtuar  71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën,” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq lagjia nr,5 ku ka ndodhur shpërthimi është një nga lagjet më të populluara të qytetit, pasi ka dhe shumë biznese përreth.

Por sipas informacioneve, fatmirësisht nuk ka patur kalimtarë dhe persona të tjerë të lënduar.  

Siç mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, saqë dritaret e banesës kanë “fluturuar” në rrugë.

Banorët shprehen të shqetësuar dhe thonë se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ngjasonte me një tërmet.

“Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm, sikur ra tërmet. U dëgjua shumë zhurmë, ne thamë se u shemb ndonjë mur. Kur erdha e gjeta zjarrfikësen këtu,” ka thënë për gazetarët një qytetar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump, optimist për një marrëveshje paqeje Rusi–Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist lidhur me...

“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos...

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm parandalues kundër Rusisë

NATO po merr në konsideratë një sulm parandalues kundër...

Vetëvendosje formon koalicion për zgjedhje, PDK dhe LDK të ndara

Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor...