Hovenier dhe ambasadorët e vendeve të BE-së nuk mbështesin hapjen e urës së Ibrit

Më datë:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier së bashku me ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit, në një prononcim për media, Hovenier tha se në konsultim me NATO-n nuk mund të mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës.

“Me udhëzime të kryeqyteteve përfaqësues të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së u takuan sot me kryeministrin Kurti për ta informuar atë se qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund të mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës në këtë moment”, tha Hovenier.

I pyetur nga gazetarët për arsyet, ambasadori amerikan nuk u pranoi të përgjigjet më tej.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...