6.5 C
Tirana

Noka e Leskaj takime në Kuç dhe Vranisht: Gjikuria, figurë e pastër për Himarën

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i shoqëruar edhe nga drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bujar Leskaj, si dhe kryetarët e PD-së së Vlorës dhe Himarës, Atird Hoxha dhe Afrovita Dhimojani kanë zhvilluar takime në mbështetje të kandidatit të opozitës për kryetar bashkie të Himarës, Petro Gjikuria.

Takimi i radhës është zhvilluar në njësinë administrative Kuç dhe Vranisht ku Noka, Leskaj dhe kryetarët lokalë të PD-së kanë bërë thirrje që të votohet për kandidatin e opozitës, Petro Gjikuria.

“Erdhëm t’ju kërkojmë mbështetje për një figurë të pastër e dinjitoze si Petro Gjikuria.
Zona jua është harruar nga pushteti qendror dhe lokal, askush në 11 vjet nuk është kujtuar për ju. Vuani nga mungesa e ujit, papunësia, asnjë investim. Në 11 vite nuk kanë denjuar të kujtohen për, ndërsa tani vijnë gjithë hordhitë e administratës, SHISH, polici, tatime e të gjithë këtu për t’ju shantazhuar”, tha Noka.

Noka u shpreh se “nuk ju premtojnë ujë, por duan t’ua marrin ujin për investitorët strategjik si Olta Xhaçka. Çdo pushtet vjen e jep llogari para qytetareve, ndërsa këta jo. Këta vijnë për të shantazhuar e për të vjedhur. Harrojni siç ju kanë harruar. Refuzoini siç ju kanë refuzuar. Votoni Petron që bashkia t’iu kthehet qytetarëve”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump, optimist për një marrëveshje paqeje Rusi–Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist lidhur me...

“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos...

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm parandalues kundër Rusisë

NATO po merr në konsideratë një sulm parandalues kundër...

Vetëvendosje formon koalicion për zgjedhje, PDK dhe LDK të ndara

Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor...