Nuk e kemi ditur, por ky është planeti që fsheh një thesar të vërtetë diamantesh

Më datë:

Mërkuri, planeti më i vogël në sistemin diellor, mund të fshehë një thesar të vërtetë, një shtresë tërësisht prej diamanti, deri në 18 kilometra të trashë, në kufirin midis bërthamës dhe mantelit.

Kjo tregohet nga një studim i botuar në revistën “Nature Communications” nga studiues nga Kina dhe Belgjika.

Vëzhgimet nga afër të kryera nga sonda Messenger e NASA-s në vitin 2011, zbuluan se sipërfaqja e Mërkurit është jashtëzakonisht e errët për shkak të pranisë së gjerë të grafitit dhe kjo sugjeron që në të kaluarën planeti ishte i mbuluar nga një oqean magmë i pasur me karbon.

Të dhënat e marra tregojnë se, kristalizimi i bërthamës mund të ketë çuar në formimin e një shtrese diamanti me trashësi ndërmjet 15 dhe 18 kilometra, në kufirin midis bërthamës dhe mantelit.

Sipas studiuesve, përçueshmëria e lartë termike e diamantit mund të nxisë transferimin e nxehtësisë nga bërthama në mantel.

Kjo mund të ndikojë në gjenerimin e fushës magnetike, e cila në fakt është jashtëzakonisht e fortë për një planet me përmasa kaq të vogla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...