Kontrabanduan 15 tonë kafe, arrestohet 1 shtetas, shpallen në kërkim 5 të tjerë

Më datë:

28 paleta me kafe, me peshë rreth 15 tonë, të dyshuara të kontrabanduara janë sekuestruar gjatë një operacioni të Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Tiranës.

Gjithashtu u arrestua një shtetas dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë, bashkëpunëtorë në transportimin dhe magazinimin e pakove të kafes.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshme, arrestuan shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, punohet për kapjen e shtetasve E. T., 30 vjeç, M. T., 33 vjeç, A. Ç., 33 vjeç, I. Ç., 35 vjeç, dhe A. S., 33 vjeç.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë paraqitur në doganën e Qafë Thanës, dokumentacion të falsifikuar të origjinës dhe porosisë së mallit që kanë transportuar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, dhe kamionin që transportonte sasinë e kafes, nuk e kanë shkarkuar në doganën e Vorës, siç kanë deklaruar në pikën e parë kufitare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. S., në Thumanë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 28 paleta me kafe, me peshë rreth 15 tonë, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takim urgjent në Korçë, porositë e kreut të Policisë së Shtetit për rendin dhe sigurinë

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar...

Nis procesi për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, sfidë afatet kohore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për organizimin...

Prokuroria mbyll hetimet për Onkologjikun, nis gjykimi për zv.drejtoreshën dhe disa mjekë

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private për trajtimet...

Kapet në aeroport shqiptari në kërkim, përballet me akuza të rënda

Një operacion i policisë kufitare italiane ka çuar në...