Denaj: Fillon disbursimi i Skemës Kombëtare në Bujqësi për 2024

Më datë:

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar sot disbursimin e Skemës Kombëtare në Bujqësi për 2024.

Denaj tha se “prioriteti për disbursim nis me fermerët dhe blegtorët brenda Bashkimeve të Operatorëve Bujqësorë dhe Grupimeve të fermerëve, të cilët këtë vit kanë përparësi në fillimin e financimit dhe disbursimit me 100% të vlerës së aplikimit”.

Ministrja Denaj bëri me dije se më pas do të vijohet me përfitimin e të gjitha masave në vijim dhe në disbursimin sipas verifikimeve të plota.

Kjo skemë përfaqëson një mbështetje financiare të rëndësishme për bujqësinë dhe zhvillimin rural, e financuar nga buxheti i qeverisë shqiptare.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar për të mbështetur dhe fuqizuar fermerët dhe strukturat e bashkëpunimit bujqësor, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe rritjen e prodhimit bujqësor në vend”, tha Denaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...