Në kërkim për trafik narkotikësh nga Italia, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Më datë:

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar paraditen e kësaj të enjteje në Fier.

I riu akuzohet për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, kanë kapur shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar., 33 vjeç, banues në Fier.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Fier, e arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. H., të cilit autoritetet gjyqësore italiane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për trafikimin e narkotikëve.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...