Këshilla nga mjeku shqiptar në Berlin

Më datë:

Koronavirusi vazhdon të përhapet në vendet e ndryshme botërore, por mjeku shqiptar Fahri Beqa, që punon në Berlin të Gjermanisë, ka disa këshilla.

  1. Mos ja jepni dorën askujt
  2. Pastroni duart shpesh
  3. Mos e prekni fytyrën me duar
  4. Qëndroni në distancë ndaj njëri-tjetrit
  5. Evitoni lëvizjet e panevojshme
  6. Bëni lëvizje të kontrolluara vetëm kur duhet patjetër ta lëshoni banesën apo shtëpinë…
  7. Kujdesuni për të sëmurët kronik dhe të moshuarit që të mos preken nga ky virus.

Dhe nëse megjithatë të paraqitet një nga këto 3 shenja apo të triat së bashku (temperature e lartë, koll i thatë, dhembje fyti e përcjell me skuqje dhe teshtitje ose pengesa në frymëmarrje), atëherë thirr në telefon në numrin që e kanë caktuar institucionet dhe dëgjoi udhëzimet e këtyre institucioneve përkatëse.

Mbi 80 % e në disa raste deri 90% e kalojnë sëmundjen pa e vërejtur fare. Megjithatë 10 deri 20% kanë nevojë për ndihmën e mjekut e deri 5 % për mjekim intensiv spitalor. Vdekshmëria është e ulët 1-2%, por nëse paraqiten shumë raste përnjëherë dhe kërkojnë ndihmën e mjekut në një klinikë atëherë ajo Klinikë dhe ai sistem shëndetësor do të kollabojnë e poashtu pacientët nuk mund t’a marrin pastaj trajtimin adekuat (si në disa pjesë të Italisë ku eshte rritur vdekshmëria deri ne 7-8%). Edhe nëse sëmureni lehtë apo nuk sëmureni fare ju e bartni virusin tek të tjerët për të cilët mund të jetë vdekjeprurës.

8 deri 10 javët e ardhshme janë vendimtare.

“Larg njëri tjetrit sot, që të përqafohemi nesër”

Shëndet, kujdes dhe suksese

Dr. Fahri Beqa

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...