Balla: Brenda vitit hapet qendra e monitorimi të trafikut rrugor për 200 kilometrat e para

Më datë:

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha sot se po punohet që brenda këtij viti të nis nga puna qendra për monitorimin e trafikut rrugor për 200 kilometrat e para të akseve rrugore më fluksin më të madh të lëvizjes.

Ministri Balla, i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në Kuvend, u shpreh se po investohet në infrastrukturë digjitale për monitorimin e trafikut.

Ai tha se duhet më shumë edukim për përdoruesit e rrugës.

“Në rrugët e vendit kanë qarkulluar 3.6 milionë mjete, 850 000 mjete janë rezidentë dhe pjesa tjetër, 2.74 milionë janë mjetet e vizitorëve dhe përdoruesve jo rezidentë të rrugës. Shifra është shumë domethënëse për rolin e Policisë, pasi nëse në vitin 2013 kishim gjysmën e mjeteve të rezidentëve. Në vitin 2023, u 2-fishua numri mjeteve të rezidentë, u shumëfishuan vizitorët dhe u përgjysmuan aksidentet”, nënvizoi Balla.

“Pse ka prezencë policore? Kjo vjen pasi kemi rrugë të tejmbushura, e dyta, është se ka mungesë kulture në respektin e rregullave të qarkullimit rrugor, e treta është se na duhet dhe po investojmë në infrastrukturës digjitale për sigurinë rrugore. Urojmë që brenda fundit të këtij vitit 200 km e para më të populluar, të administruara nga ARRSH do të monitorohen nga një qendër monitorimi trafiku ku do jetë dhe policia rrugore prezente. Kur të hapet kjo qendër, Policia s’do të jetë në terren në ato 200 km”, tha Balla.

Ai dha dhe një shembull sa i takon edukimit të qytetarëve në qarkullimin rrugor. “Sapo kemi inauguruar tunelin e Llogorasë, ku është e përcaktuar niveli prej 50 km/h qarkullim brenda tunelit. Janë me dhjetra shkelësish me dyfish apo trefish të normës së qarkullimit në këtë tunel. Unë s’jam partizan i gjobave. Duhet të jetë edukimi objektiv kryesorë. Kur isha si ju, deputet, propozova që në rast se qytetari paguan brenda 15 ditëve gjobën, paguan gjysmën e vlerës”, u shpreh Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...