8.5 C
Tirana

Rritet bilanci, 21 të vdekur dhe 947 të infektuar nga koronavirusi në Turqi

Më datë:

Turqia ka konfirmuar 12 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 21. Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, shkroi se të vdekurit nga koronavirusi janë të moshuar.

Koca njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2.953 teste tek personat që dyshohet se janë infektuar me koronavirus dhe se 277 prej tyre janë testuar pozitiv. Me këto, shtoi ai, numri i përgjithshëm i të infektuar në vend rritet në 947.

“Le t’i paralajmërojmë njerëzit tanë të moshuar. Ata duhet të respektojnë kufizimet e largimit nga shtëpia”, shkroi Koca. Koronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone në mbarë botën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila etiketoi shpërthimin një pandemi, fillimisht epiqendër e shpalli Kinën, por aktualisht epiqendër e koronavirusit është shpallur Evropa. Me mbi 297 mijë raste të konfirmuara në mbarë globin, numri i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 12.500./ AA

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...