13.5 C
Tirana

Në kërkim të autorit të vrasjes së policit në Serbi!

Më datë:

Ministria e Brendshme e Serbisë po kërkon Faton Hajrizin për vrasjen e policit dhe plagosjen e efektivit tjetër një ditë më parë në Serbi.

MPB ka shpërndarë fotografinë e tij në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje qytetarëve për ndihmë në lokalizimin e tij.

Në Lloznicë, qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje e Hercegovinën, në orët e para të së enjtes u vra një polic serb, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Policia serbe është në kërkim të sulmuesit.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizit, i lindur më 1991, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi. Por, Daçiç tha se po vërtetohen faktet nëse personi të cilit i kanë mbetur dokumentet në veturë është realisht vëllai i Artan Hajrizit, i cili është arratisur nga një burg në Kosovë. “Është e mundur që ky është një identitet i rremë”, tha Daçiç.

Ministri i Brendshëm serb po ashtu njoftoi se policia ka arrestuar Mithat Haxhiqin nga Tutini në jugperëndim të Serbisë, i cili dyshohet se e ka shoqëruar të dyshuarin nga Presheva në drejtim të Lloznicës me makinë.

Sipas raportimeve të mediave serbe, dyshohet se të dy bashkë e kanë rregulluar transportin e Faton Hajrizit . Policia serbe ka aktivizuar zyrtarë të shumtë policorë, helikopterë, dronë e të gjitha forcat e mundshme policore në mënyrë që të arrihet të arrestohet Hajrizi.

Madje kërkimet janë duke vazhduar edhe në Bosnje dhe në lumin Drina. Zoran R, theksohet të ketë qenë i dënuar më herët me burg në Gjykatën Speciale në Beograd për trafikim droge, por se kishte arritur të arratiset. Pas kësaj për të ishte lëshuar edhe urdhërarrest.

Sipas informacioneve jozyrtare në mediat serbe thuhet se ai kishte dokumente në emër të Marko Markoviq.

Ivana jeton në Mlladenoc dhe ka tre fëmijë, ata ishin martuar në vitin 2020, transmeton lajmi.net. Thuajse 12 mijë njerëz e ndjekin Ivana R në rrjetin social Instagram dhe njihet si blogere.

Serbi2
Serbi4

Bashkëshorti i saj , u arrestua në mars të 2019-ës si organizator i një grupi kriminal nga ku u sekuestruan 1.1 ton marihuanë në pikën kufitare të Gradinës.

Kontrabanda dyshohet se ishte organizuar nga Zoran R. dhe partnerja e tij asokohe Danijela D.

Faton Hajrizi vazhdon të kërkohet nga autoritetet si i dyshuar për vrasjen e policit serb.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...