Deputetja e PD: Shqipëria vend i vështirë për investitorët e huaj 

Më datë:

  • Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka deklaruar se investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.

Çupi theksoi se shkak për perceptimin negativ të investitorëve të huaj për vendin tonë është korrupsioni i përhapur në vendin tonë. Po ashtu, Çupi thotë se në raportin amerikan vihet në dukje edhe plaga e shpopullimit të Shqipërisë.

“Të nderuar qytetarë!

Në skanerin e fundit të Departamentit të Shtetit Amerikan, qeveria e Edi Ramës, rezulton, jo për herë të parë, si ndër më të korruptuarat. Biznesi në Shqipëri, thuhet në raport, operon në një mjedis të rrezikshëm për shkak të korrupsionit. Propaganda e qeverisë nuk e fsheh dot problemin e madh të mungesës së konkurrencës së ndershme për shkak të tenderave korruptivë të paracaktuar.

Siç thekson raporti, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Korrupsioni në sektorin publik, në drejtësi, në prokurimet publike, konkurenca e pandershme, informaliteti shumë i përhapur në ekonomi, janë ndër problemet kyçe.

Me Edi Ramën kryeministër gjithçka është vendosur në dispozicionin e pushtetit personal, që nga shteti i kapur në çdo hallkë, deri tek krimi i organizuar, që mbetet aleati kryesor i qeverisjes këta 12 vjet.

Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se faktorët që dëmtojnë më shumë konkurrencën në treg janë trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni. ‘Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Investitorët raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar, që vonon dhe parandalon investimet në Shqipëri’, – shkruan raporti. Po aty theksohet se PPP-të janë një nga mënyrat më të përdorura të qeverisë për kontratat korruptive, që kanë ulur mundësitë për konkurrencë në treg.

Raporti amerikan nuk lë pa cekur as plagën e shpopullimit: ‘Emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesë të fuqisë punëtore që ndikon në perspektivat e investimeve.’

Për herë të parë një shqetësim i tillë ngrihet kaq hapur. Emigrimi i të rinjve dhe i profesionistëve ka në bazë korrupsionin e qeverisë. Është një revoltë e heshtur për të refuzuar këtë sistem të kalbur, ku bëjnë përpara vetëm ata që i shërbejnë pushtetit në mënyrë të paligjshme dhe të pandershme.

Ka një mënyrë për t’i dhënë fund korrupsionit kapilar, që nis nga maja e qeverisë. Janë zgjedhjet e lira, të pandikuara nga korrupsioni qeveritar dhe partneri i tij kryesor, krimi i organizuar.

Një qeveri teknike, që përgatit zgjedhje të lira është interesi më i lartë i shqiptarëve. Shqiptarët meritojnë një qeveri të pakorruptuar, që respekton rregullat e ekonomisë së tregut, që ndëshkon krimin dhe i hap derën kthimit në Shqipëri të mijëra të rinjve dhe mijëra profesionistëve të larguar nga aleanca mes krimit të organizuar dhe narko-qeverisë”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...