Vota e diasporës/ Ambasadorja zvicerane: Iu përket partive politike.

Më datë:

Ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber thotë se qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtë të shprehin vullnetin e tyre politik. Nga Lini i Pogradecit, në një prononcim për mediat, ambasadorja u pyet për votën e diasporës, ndërsa u shpreh se vendimi iu takon partive politike.

“Qeveria demokratike e Shqipërisë është një aspekt i rëndësishme i zhvillimit drejt aksesit në Bashkimin Europian. Gjithashtu për të tërgequr invesitorët që të kenë besim në zbatimin e ligjit, per të qenë atraktive për ta. Zgjedhjet demokratike dhe transparente janë një element shumë i rëndësishem i këtij aspekti.

Ne punojmë me institucione te ndryshme në Shqipëri për te fuqizuar kapacitetet.

Kemi një bashkëpunim afatgjatë më parlamentin, gjithashtu duam të forcojmë këshillat bashkiakë, si dhe kemi nje bashkëpunim me KQZ. Pra qëllimi kryesor është që të fuqizojmë institucionet dhe ti bëjmë gati që të implementojmë proceset transparente.”, u shpreh ajo.

Si mund të zgjidhet ngërçi politik për te përfshirë dhe emigrantët në votim?

Vendimi për votën e emigrantëve është një vendim që duhet marrë nga partitë politike së bashku. Unë mund te them vetëm që ne qytetarët zvicerian kemi të drejtë të votojmë edhe kur jetojmë jashtë dhe kuptoj që kjo është një çështje e rëndësishme për diasporën shqiptare qe është e shumtë.

Ne punojmë gjithashtu në KQZ për ti fuqizuar kapacitete. Por vendimi final për votën e emigrantëve dhe modalitetet duhet të merret nga institucionet shqiptare dhe partitë politike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...