10.5 C
Tirana

Turqi, gjithsej 670 të infektuar me koronavirus dhe 9 viktima

Më datë:

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është rritur në 670, ndërsa i viktimave në 9,(AA).

Koca, këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke treguar se në 24 orët e fundit janë testuar 3.656 të dyshuar.

“Prej tyre 311 janë pozitive. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve arriti në 670. Humbëm 5 prej të sëmurve të moshuar dhe me rezistencë të dobët. Deri më tani kemi 9 të vdekur. Të gjithë të moshuar”, u shpreh Koca.

Ministri turk gjithashtu bëri thirrje për mbrojtjen e të moshuarve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...