14.5 C
Tirana

Ekspertët kinezë paralajmërojnë për simptoma të reja nga COVID-19

Më datë:

Ekspertët kinezë paralajmëruan për simptomat e reja të zbuluara lidhur me virusin COVID-19, përfshirë diarre, humbje të oreksit dhe përzierje, (AA).

Në tre spitale, janë testuar 204 raste të infektuara dhe rezultatet janë botuar në “Amerikan Journal of Gastroenterology”.

Ekspertët theksuan se 48,5 për qind e rasteve vuajnë nga problemet e sistemit të tretjes, si dhe nga problemet e frymëmarrjes. Në disa raste me vetëm diarre, nuk vërehen gjurmë të etheve të larta apo kollitjes.

Studimi po ashtu tha se rastet me vetëm probleme të frymëmarrjes shërohen më shpejt sesa ato me dy probleme.

Sipas të dhënave nga Universiteti “John Hopkins” në Maryland, koronavirusi i ri i njohur si COVID-19 për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe që nga ajo kohë mbi 10 mijë persona kanë humbur jetën dhe mbi 86 mijë janë shëruar.

Megjithë numrin në rritje të rasteve, shumica e të cilëve infektohen vuajnë vetëm simptoma të buta dhe shërohen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...

Rama: OECD, Shqipëria e para në rajon për shërbimet e punësimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sipas raportit të...

Berisha për Bashën: Do t’i vija një kryq të kuq

Partia Demokratike festoi të enjten 35-vjetorin e themelimit të...