Del parashikimi: Ja kur përfundon epidemia!

Më datë:

E gjithë bota po izolohet; vende që dikur gëlonin nga njerëzit, sot janë kthyer në qytete fantazmë me rrugë të boshatisura.

Kjo është sot një përgjigje e paprecedentë ndaj një sëmundjeje, por kur do t`i vijë fundi pandemisë dhe jeta të rikthehet në normalitet? Kryeministri britanik Boris Johnson beson se vala e koronavirusit në Britaninë e Madhe do të tërhiqet brenda 12 javësh.

Por edhe nëse rastet nisin e bien vërtet pas tre muajsh, do të jemi sërish larg fundit të sëmundjes, thotë BBC. Që virusi të zhduket plotësisht mund të duhet një kohë e gjatë, ndoshta vite. Për këtë arsye, shteteve do t`i nevojitet një strategji “daljeje”, një mënyrë për të hequr kufizimet. Situata e krijuar, vazhdon gjigandi mediatik, nuk funksionon dot në periudhën afatgjatë pasi dëmi ekonomik dhe ai social do të ishte katastrofik.

Parashikimet nuk janë shumë optimiste: edhe nëse një vend e mposht virusin, ekziston gjithmonë rreziku i një rikthimi të tij në momentin kur hiqen kufizimet. Ndaj nuk ka për të qenë e lehtë gjetja e një strategjie “ të daljes”. Tre janë deri tani mënyrat më të mundshme për të shpëtuar nga ky lëmsh: Vaksinimi i popullatës; mundësia që një numër I mjaftueshëm njerëzit të krijojnë imunitet përmes infektimit ose ndryshimi i përhershëm i sjelljes në një shoqëri, dhe kjo e fundit, është mjaft e vështirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...