Koronavirusi i ri (Covid-19) është vërejtur edhe tek dy lojtarë të Los Angeles Lakers, një prej ekipeve të Ligës amerikane të basketbollit (NBA), duke u rritur në 14 numri gjithsej i rasteve në NBA, (AA).
Ekipi Los Angeles i NBA ku ndeshjet u shtynë pa afat më 12 mars pas konfirmimit pozitiv të lojtarit francez Rudy Gobert të Utah Jazz, në një deklaratë me shkrim njoftoi përcaktimin e koronavirusit edhe tek dy lojtarë.
“Sot mësuam se testi ka rezultuar pozitiv edhe për dy lojtarë të Lakers. Që të dy lojtarët janë në karantinë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekut të ekipit”, thuhet në deklaratë.
Arsyeja e virusit tek lojtarët e Lakers është treguar ndeshja e basketbollit të zhvilluar më 10 mars me ekipin Brooklyn Nets.
Rikujtohet se më parë në ekipin Brooklyn Nets është përcaktuar Covid-19 tek 4 lojtarë të tij.
Theksohet se që nga e enjtja, Covid-19 është përcaktuar tek 14 lojtarë të NBA.


