8.5 C
Tirana

Turqi, do të përdoret kit diagnostikues i cili teston për 15 minuta Covid-19

Më datë:

YEŞİM SERT KARAASLAN

Në Turqi do të përdoret kiti i shpjejtë diagnostikues për të testuar më shumë njerëz në një kohë më të shkurtër në përcaktimin e koronavirusit të ri (Covid-19) i cili po tregon ndikimin e tij në të gjithë botën, (AA).

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, gjatë një informimi dje në Parlamentin e Turqisë, tha se kiti diagnostikues i zhvilluar me antigjenë që japin rezultat të shpejtë është vendosur që të shpërndahet në të gjitha qytetet e Turqisë.

Sipas informacioneve që ka marrë AA lidhur me temën, thuhet se me kitin diagnostikues vendas arrihet tek rezultati për 60 deri në 90 minuta ndërsa me kitin diagnostikues të zhvilluar me antigjenë arrihet tek rezultati për rreth 15 minuta.

Përderisa vihet në dukje se në përgjithësi do të vazhdohet të përdoret kiti diagnostikues vendas, thuhet se do fillohet të përdoret edhe kiti i shpjejtë diagnostikues me qëllim testimin e më shumë personave dhe sigurimin e izolimit.

Kiti i shpjejtë diagnostikues i cili fillmisht është përdorur në laboratorët e shëndetit publik, tashmë do të praktikohet edhe në qytetet ku ka nevojë.

Në kitet diagnostikuese vendase dhe kitin e shpjejtë diagnostikues, ekzaminimi bëhet me një mostër të marrë nga mukoza e gojës ose hundës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...